Përplasen dy makina në Fllakë Durrës, një shofer përfundon në spital

22/12/2021 11:35
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur paraditen e sotme në Fllakë Durrës.

Rreth orës 11:15, një automjet me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh.

Ky i fundit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel