Grabiti me dhunë çantën e një gruaje/ Arrestohet 37-vjeçari ne Korçë, i dënuar më parë për vjedhje

22/12/2021 10:00
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje u arrestua në Korçë, pasi dyshohet se i mori me dhunë çantën e krahut një shtetaseje.

“Një natë më parë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 8, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, çantën personale shtetases M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti, shkuan në adresën e raportuar dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes”, njofton policia.

Shtetasi me iniciale A.N. do të hetohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, nga Prokuroria e Korçës. Paratë dhe kartat e kreditit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel