Përfundon protesta kundër “Open Balkan”/ Berisha paralajmëron vijimin e tyre, i bën thirrje SHBA-së: Rusia rrezik për stabilitetin

20/12/2021 18:00

Protesta kundër nismës “Open Balkan” e thirrur nga ish-kryedemokrati Sali Berisha ka përfunduar pas rreth dy orësh, ndërsa ai paralajmëron se do të vijojnë.

Ky uragan nuk ndalet më, ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Ramën, mos guxo të dalësh para dhe mos mendon se me pakicë mund të shtypësh shumicën se mjerimi të pret, ne nuk ka forcë në botë që na ndal.  Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave derisa të largojmë narkoshtetin, të rikthejmë shpresën dhe demokracinë”, tha Berisha.

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në podiumin e protestës, tha se kumbari i kësaj nisme është miliarderi amerikan, George Soros.

Berisha i bëri thirrje SHBA-së, e cila er ka shpallur ‘non grata’ që të ndalojnë mbajtjen e mbledhjeve të “Open Balkan”.

“Treshja Vuçiç dhe vasalët e tij përpiqen ta paraqesin edhe si politikë që e mbështesin edhe SHBA, është mashtrim. SHBA kanë qenë faktor paqe stabiliteti dhe janë, por dua të them që Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe ai është multimiliarderi George Soros. Më lejoni t’u bëj thirrje SHBA që të ndalojnë çdo veprimtari politike që dublon. Edi Rama kreu i Meduzëz dhe ministrat e tij. këto 8 vite u vodhëm dhe plaçkitëm më shumë se sa qytetarët e tjerë të Evropës dhe botës”, tha Berisha.

Sipas tij, pas Vuçiç qëndron influenca ruse e presidentit Vladimir Putin, duke theksuar se Rusia është rrezik për stabilitetin.

“Vuçiç ka ardhur këtu, nuk do të jesh zotëri kurrë i mirëpritur në Tiranë, jo sepse nordi yt është Moska, sepse prapa nismës tënde qëndron ideja e ‘serbomadhisë’, se pas nismës tënde qëndron përepjekja për të bërë këtë zonë influence kundër Putinit. Sot Serbia e Vuçiç edhe më shumë se ajo e Milklosheviçit është shndërruar në mall nga Rusia e vogël, që është rrezik për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Shqiptarët nuk pajtohen kurrë, të kërkojnë falje dhe jo të mohojnë genocidin. Ata që i mohojnë ngelin në fazën e egërsisë njerëzore. Kjo protestë ka dimensione të shumta dhe në emër tuaj dua të deklaroj që Ballkani i hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet sapo PD të jetë në pushtet”, sipas tij.

 

Qindra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën për të mbështetur Berishën këtë hënë. Njëri prej protestuesve e quan tradhtar kreun aktual të PD-së, Lulzim Bashën.

”Një tradhtar një monstër, nuk mund ta kemi kryetar, ky e shiti, kam dhënë jetën në ’97-ën në PD e ku në Lushnjen në Lushnjën e Kongresit, e bandave, ky  që e bëri PD për pazare”, tha demokrati.

 

Dera e Kryeministrisë njësoj sikur edhe nga protestat e thirrura nga Basha për muaj me radhë, blindohej, edhe sot janë rikthyer dyert e blinduara, kjo për të rritur sigurinë nëse do të kishte tentativa për të hyrë brenda godinës, gjë e cila nuk ndodhi.

Rreth dy mijë forca policie u angazhuan, përveç Gardës së Republikës, për të siguruar që protesta të jetë paqësore dhe mos të përmbyllej me trazira.

 

Personat që mbajtën fjalën në podium veç Berishës ishin edhe: Aldo Bumçi, Melihate Termkolli, Bujar Nishani, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edit Harxhi, Megi Balliu dhe Ylli Manjani.

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli: Ballkani i Hapur është  një Jugosllavi e Re, përpjekja e fundit e Vuçiç që të realizojë planet e projektet e Millosheviç, por kjo nuk do të ndodhë.

Ne nuk do ta pranojmë Ballkanin e Hapur, Edi Rama bën mirë ta shpallë nul, nuk e duron Kosova këtë fakt.

Ne shqiptarët kemi vetëm një pakt dhe atë me SHBA dhe Perëndimin, kjo është zgjedhja jonë.  Amerika është me shqiptarët, ndërsa shqiptarët janë me Sali Berishën. Shqiptaria ka dy lider historik, të madhin Ibrahim Rugova dhe atë aktual Sali Berisha.

Ish-presidenti Bujar Nishani: Sot është një mbrëmje e veçantë , dhe një moment kthesë në demokracinë e vendit. Sonte e keni mbush me mijëra këtë shesh. Ju ka bashkuar një mision i madh dhe fisnik, i vështirë por jo thjeshtë dalja zot e vendit tuaj. Prej 8 vitesh një qeverisje e mbrapshtë nuk ka punuar për këtë vend, po vetëm për xhepin e saj dhe armiqtë e Shqipërisë. Ky shekull do të jetë ai i shqiptarëve. Nuk mund të kthejmë hegjemoninë serbe në rajon. I ashtuquajturi Ballkani i hapur nuk është gjë tjetër veçse kjo gjë.

Demokratja Edith Harxhi: Po mundohen të joshin Kosovën, Kosovën e brishtë. Sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite, 0, ka shëtitur disa herë në Beograd. Janë të gjitha mashtrime. Ku dolëm përsëri në një komb, një qëndrim, jemi ne ata që e bëjnë kombin, rreziku vjen nga Rama, nga Vuçiç dhe ata që paguan Ramën dhe Vuçiç në mision për të djegur Ballkanin. Gjoja nip i Pejës ai, asgjë në 4 vitet e fundit që është diskutuar, ka bërë vetëm një deklaratë të mjerë nga selia e PD. I them Edi Ramës dhe Vuçiç, për mua dhe miliona shqiptarë Kosova është Jerusalemi ynë është Meka jonë.

Ende nuk ka një shifër të saktë të pjesëmarrësve të Berishës në këtë protestë, ndërsa mes turmës u pa edhe reperi Stresi, një prej mbështetësve të liderit historik të PD-së.

Disa prej mbështetësve të Berishës dogjën edhe një flamur serb, veprim i cili u komentua edhe nga kryeminstri shqiptar, Edi Rama. Rama tha se ditën që vizitoi Beogradin ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që dogjën një flamur shqiptar u arrestuan nga policia,duke theksuar se në kryeqytetin e Serbisë ai flet shqip dhe mbron interesat e të gjithë shqiptarëve.

“Përçarja” e demokratëve filloi pas vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ky vendim i kryedemokratit erdhi pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Berishën dhe familjen e tij si persona non-grata.

 

FOTO GALERI
1/18

Top Channel