“Përplasje e qartë mes Lindjes dhe Perëndimit”/ Salianji: Moment për të vendosur nëse do të jemi përkrah aleatëve tanë ndërkombëtar apo kundër!

18/12/2021 15:42

Ervin Salianji duke folur për krizën e brendshme në Partinë Demokratike, u shpreh se “është momenti për të vendosur nëse duam të jemi përkrah aleatëve tanë ndërkombëtar dhe sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo në konflikt me ta”.

Ky Kuvend, zhvillohet në një moment vendimtar dhe historik për Partinë Demokratike, për Shqipërinë dhe  të ardhmen e saj. Në një përplasje të qartë mes lindjes dhe perëndimit në këtë vend dhe jam më shumë se i bindur që kushdo prej jush ndjehet i nderuar që po bën një betejë të drejtë, që është dhe jemi në anën e duhur të historisë”, u shpreh deputeti, duke e cilësuar kështu Sali Berishën si anti perëndimor.

Salianji foli për nevojën “për të reflektuar për gabimet tona në të shkuarën si e vetmja mënyrë për të hedhur bazat të sigurt drejt të ardhmes”.

“Muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për demokratët. Madje kanë qenë të dhimbshme, kur një pjesë e jona iu bashkangjitën një lëvizjeje brenda nesh kundër shumicës së demokratëve”, thotë deputeti, duke iu referuar ‘foltores’ së Sali Berishës, Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij e që u mbaj javën e kaluar, ndërsa sot mbështetësit e Berishës po zhvillojnë referendum për shkarkimin e Bashës.

Demokratët e thjeshtë i kuptoj. Disa prej tyre janë me të drejtë të zhgënjyer, disa prej tyre fatkeqësisht të manipuluar  dhe të mashtruar. Por kurrsesi kjo s’mund të jetë dhe s’duhet të jetë kështjella e asnjë drejtuesi të së shkuarës të tashmes apo të ardhmes, i cili ka probleme me korrupsionin, me abuzimin me pushtetin, me mosvlerësimin e demokratëve,  e drejtuesve apo ish-drejtuesve, ish-drejtorëve apo njerëz të cilët kanë përfituar dhe kanë rrjepur partinë demokratike gjatë viteve të saj në pushtet dhe nuk kanë thyer asnjë kontribut por vetëm kanë përfituar nga sakrifica juaj.  Njerëz të cilët nuk kanë asnjë kontribut dhe nuk mblodhën asnjë votë në zgjedhjet e kaluara, disa i hoqën vota Partisë Demokratike, madje shumë prej tyre i kishim përballë, disa prej tyre krijuar parti të reja të sponsorizuara nga Edi Rama, të cilët shfrytëzuan këto muaj për t’i ngulur kthetrat e tyre Partisë Demokratike dhe për ta bërë atë copa duke parë ëndrra me pushtet dhe poste drejtorësh. Imagjinoni tani këta po na flasin për dhimbjen që kanë për Partinë demokratike”.

Gjekmarkaj shton se këtë individë që përmendi, nuk kanë për t’ia dalë kurrë të copëtojnë PD-në për interesat e tyre dhe për xhepat e tyre. “Askush më nuk duhet ta konsiderojë Partinë Demokratike si vegël të tij personale sa herë që i preken interesat, qoftë ky dhe Sali Berisha. Një nga gabimet që kemi bërë në këto tetë vite, është pikërisht fakti që nuk jemi pastruar nga pjesët tona më të këqija. Por sot është dita që ta bëjmë më të vendosur dhe më të bindur se kurrë. Partia Demokratike është aset kombëtar dhe jo instrument në duar e dikujt për ta përdorur si mburojë sa herë i preken interesat. Ne s’do ta lejojmë këtë, ju s’do ta lejoni këtë”, tha Salianji.

Top Channel