Sherr mes Gjermanisë e Irlandës, Merz nuk pranon propozimin e buxhetit të BE-së 12/10 15:01
Kuvendi Kombëtar i PD ka miratuar që në nisje të tij ngritjen e komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit, të përbërë nga kryetari dhe katër anëtarët.
Kryetar i këtij komisioni është Jemin Gjana, ndërsa anëtarë janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa hodhi në votim për miratim përbërjen e komisionit.
“Jemin Gjana kryetar; Gazment Bardhi anëtar; Grida Duma anëtare; Enkelejd Alibeaj anëtar; Flutura Açka anëtare.
Miratohet përbërja e komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD”, tha Zhupa, e cila vlerësoi që në nisje të fjalës së saj pjesëmarrjen “e jashtëzakonshme të delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD”, deklaroi Zhupa.
Top Channel