Osaka: 27 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë

17/12/2021 08:40

Besohet se rreth 27 persona vdiqën në Japoni pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtese në periferi të qytetit Osaka.

Policia japoneze është duke i hetuar shkaqet e mundshme të zjarrit derisa besohet se dikush mund ta ketë vënë zjarrin qëllimisht.

Sipas mediave lokale, viktimat e këtij incidenti pësuan sulm “kardio-pulmonar”, term ky që shpesh përdoret në raportet preliminare para se vdekja të konfirmohet zyrtarisht.

Pamje të shumta nga vendi i ngjarjes tregonin shumë tym derisa kati i katërt i ndërtesës u përfshi nga flakët. Ekipet e shpëtimit dolën menjëherë në vend të ngjarjes dhe shuan zjarrin pas pothuajse 30 minutash.

Ndërtesa në Osaka e cila u përfshi nga zjarri ndodhet në një zonë të ngarkuar komerciale.

Në vitin 2019, Japonia u prek nga tragjedia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Një burrë i vuri flakën një studioje filmike në Kioto derisa 36 persona vdiqën në këtë incident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA