Duket se nuk kanë fund debatet mes Arjolës dhe Donaldit brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.

Gjatë reality showt të mbrëmjes së sotme u transmetua një video, teksa shfaqet Beatrix me Donaldin që flasin pas debateve që ky i fundit pati me Arjolën, ndërsa e quajti ‘dyfytyrëshe’ dhe ‘egoiste’.

Donaldi i thotë Beatrix që përmbajti veten se do të agravonte situata më keq, ndërsa Arjola i thotë që të mbajë për vete epitetet që i vijnë në mendje, ndryshe do të ketë pasoja!

Në krahun tjetër, Donaldi i rikujton Arjolës se e ka vlerësuar për gjithçka, ndërsa i rikujton se ka ndenjtur zgjuar për të deri në 4 të mëngjesit e ka qarë për fëmijët e saj!

Pjesë nga debati:

Arjola: Epitetet ti mbajë mos ti lëshojë, sepse do ketë pasoja! Atë mëngjes kam qenë me dhimbje të tmerrshme koke dhe Donaldi erdhi atje dhe tha ishte lexim si për ekzekutim, pastaj përmendi gjëra të tjera që lidheshin me mua. Nëse do e e kishte aq personale le të më tregonte. Nga presioni që ai më ka bërë, situata agravoi.

Donald: Më ka ardh shumë keq nga të gjithë debatet kam pas me Arjolën gjithmonë e kam vlerësuar dhe ja kam thënë gjërat në sy, ajo ka akomuluar dhe më erdhi keq kur mi mohoi gjërat në sy! I kam thënë faleminderit për bukën që më ka bërë, e kam zgjuar nga gjumi, kam bërë petulla me Arjolën, kam qenë deri në 4 të mëngjesit për fëmijët e saj!

Arjola: Krisja mes nesh lindi jo vetëm te Triksa por edhe më përpara .

Donaldi: Kur Arjola më tha me egoizmin më të madh dhe më tha se ke bërë dhe më hodhi këmbën. Të lutem se s’dua të dal nga vetja, më lër të flas! Arjolës nuk i ka pëlqyer që i kam thënë dyfytyrëshe, termat që ka thënë BBV në lojën me shotsa, kam thënë që nuk do përdorja termin dyfytyrësh por ti nuk e thua atë që mendon. Të kam parë shumë konkurrente të fortë me historinë që ke!

FOTO GALERI
14/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA