Pas ndërprerjes së punës në njërin nga blloqet e “Kosovës B”, edhe “Termokosi” e ndërpreu furnizimin me ngrohje.
Mirëpo, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ngrohja do të kthehet për qytetarët e Prishtinës, përmes ndezjes së mazutit.
Ky vendim erdhi pas një takimi mes Ramës dhe drejtuesve të ndërmarrjes.
“Sot patëm një takim urgjent me Ndërmarrjen Publike “Termokos” lidhur me situatën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës. Morëm vendmin e përbashkët që të futet në sistem opsioni B i ngrohjes, përmes ndezjes së mazutit”, tha Rama përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se Komuna do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante dhe me qytetarët deri në rregullimin e problemit.
Top Channel