Ulja e temperaturave dhe rritja e konsumit të energjisë ka futur Kosovën në një krizë të thellë energjetike.
Ditën e martë nisën kufizimet e parë të energjisë elektrike në Prishtinë, ku në errësirë u zhyt dhe parlamenti që po zhvillonte debate pikërisht për energjinë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca kërkoi pesë minuta pushim për të ndezur gjeneratorët dhe rifilluar seancën
Ndërsa Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se në tri ditët e ardhshme situata me energji elektrike do të jetë edhe më rënduar
“Sot është dashur që një bllok i TC ‘Kosova B’, detyrimisht të ndalohet për 36 orë, për disa riparime të cilat duhet të bëhen në këtë kohë. Kështu që në tri ditët e ardhshme, 36 orë prej pritet që situata të jetë edhe më rënduar”, Ne kemi një termocentral 40-vjeçar dhe një tjetër 60-vjeçar. Është mrekulli në fakt që ne arrijmë të prodhojmë kaq sa prodhojmë me një punë dhe përkushtim të madh të atyre punëtorëve në KEK.
Ministrja Rizvanolli tha se vendi është në një situatë të jashtëzakonshme për furnizim me energji elektrike edhe për shkak të importit të energjisë me çmimi tashmë të pesëfishuar. Ministrja paralajmëroi thellim të krizës së energjisë elektrike, dhe rritje të çmimit
“Pyetja e juaj ishte a garantoni ju si qeveri se do të ketë furnizim dhe a garantoni ju si qeveri se nuk do të ketë ngritje të çmimeve? Ne si qeveri do të bëjmë maksimumin që të mos ketë rritje të çmimeve, sidomos për familjet e varfra”.
Top Channel