24/11 16:33
Rastet e reja kanë ardhur duke u rritur së fundmi në Kinë. Autoritetet njoftojnë se janë zbuluar 80 rasre të reja infektimi me COVID-19.
Në njoftimin e publikuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës, konfirmohet se 74 raste janë regjistruar në provincën Xinxiang në lindje të vendit. Përveç kësaj, pesë raste me origjinë lokale u zbuluan në rajonin autonom verior të Mongolisë së Brendshme dhe një në provincën Shaanxi.
Në territorin e Kinës, ku u regjistruan rastet e para me COVID-19, deri më sot janë zbuluar 99.780 raste, ndërsa kanë humbur jetën 4.636 persona.
Top Channel