E reja ‘e poseduar’ sulmonte murgjit e besimtarët, derisa ata realizuan ekzorcizmin (fotot)

10/12/2021 21:13

Një grua që besohet se ishte “e zotëruar” nga shpirtrat e ligë, ulërinte e godiste besimtarët e kishës derisa priftërinjtë arritën të përfundojnë ritualin e ekzorcizmit për shpëtimin e saj.

Rituali nëntë-orësh i ngjashëm me skenat e filmit te horrorit “The Exorcist”, u krye nga murgjit në verilindje të Italisë.

Sipas raportimeve  26-veçarja godiste e sulmonte këdo që i afrohej, vraponte nëpër kishë dhe hipte mbi mobiljet, duke sulmuar murgjit e duke ofenduar në gjuhë të ndryshme, përfshi edhe latinisht.

Zyrtarët e kishës u thanë mjekëve e policisë të prisnin jashtë deri në përfundim të ritualit të lutjes, në të cilin ndihmoi dhe një tjetër prift në lidhje direkte video.

Padre Carlo Rossato tha për ngjarjen: “Ishte një rast i pastër posedimi, ajo ulërinte, shante e fliste percart, prezenca e djallit ishte evidente.

“Vajza e re kishte shkuar edhe më parë te një ekzorcist në Verona por të dielën prindërit e saj e sollën këtu, ndoshta për të tentuar edhe njëherë shërimin nga e liga që vuante prej kohësh”.

Pas përpjekjeve të priftërinjve vajza kishte rënë në një gjumë të thellë në kishën Marisë së Shenjtë të Monte Berico në Vincenza.

Priftërinjtë e ekzorcistë janë posaçërisht të kualifikuar për procedurën sipas ligjeve kanonike.

Ritual ekzorcizmi ne Buenos Aires, Argjentine

Priftërinjtë këshillohen të thërresin ekzorcistin edhe kur dëgjojnë rrëfime shqetësuese të besimtarëve.

Por për procedurën janë raportuar dhe raste abuzimi si kërcënim, përdhunim apo burgosje e jashtëligjshme nga shëruesit.

Në një incident në Britani ishte thirrur policia kur një prind tha se fëmija i tij ishte shtyrë poshtë shkallëve “nga një fantazmë apo shpirt” dhe prifti ishte thirrur të kryente ekzorcizëm.

FOTO GALERI
1/5
Priftërinjtë arritën të përfundojnë ritualin e ekzorcizmit për shpëtimin e saj.

Top Channel