Kisha jep urdhëresa rigoroze pas vdekjeve në ritualet ‘shtëpiake’ të ekzorcizmit (fotot)

13/04/2021 21:48

Krerët e Kishës kanë prezantuar së fundmi rregullat e miratuara prej tyre për ekzorcizmat, pas disa vdekjeve në ritualet e improvizuara në Rusi, duke përfshirë dhe atë të një djali nëntë vjeçar që u lidh e u rrah fatalisht nga i ati.

Kisha ortodokse ruse është detyruar të hartojë listën e rregullave dhe procedurat e sakta për “largimin e shpirtrave të ligë”, siç njihet ndryshe ekzorcizmi.

Zhvillimi vjen pas disa vdekjeve në procedurat e improvizuara në kushtet shtëpiake, teksa vendi ka parë të paktën dy vdekje të tilla në 2019.

Peshkopi Hilarion, zyrtar i lartë i kishës ortodokse ruse tha se dokumenti i ri që do të bëhet publik së shpejti, do të sjellë listën unifikuese të rregullave në rastet e nevojës së ritualit fetar.

Dy vdekjet e vitit 2019 përfshinin dhe një djalë nëntë-vjeçar të cilit babai i kishte lidhur gojën dhe rrahur me kamzhik “për të larguar demonët”.

Në rastin tjetër një burrë i moshës së mesme ishte mbytur nga nëna e tij pasi kishte nisur të shfaqte interes në “shkencat okulte”.

Në vitin 2011, një grua 26-vjeçare në Voronezh, në Rusinë qendrore, vdiq pasi prindërit e saj e detyruan të pinte gati 20 litra ujë të bekuar, pasi besonin se bashkëshorti i saj ishte djalli, shkruan Newsweek.com

Vitin e kaluar është publikuar një video ku një çift në rajonin jugor rus të Volgograd tentonin të kryenin ekzorcizëm ndaj djalit të tyre një-vjeçar që ulërinte, duke përdorur hudhër dhe ujë të bekuar.

Kisha tashmë paralajmëron besimtarët të mos tentojnë të largojnë djajtë pa ndihmën e priftërinjve të kualifikuar.

Kreu i kishës ruse, Patriarku Kirill i Moskës, ka thënë se ekzorcizmat mund të kryen vetem nga priftërinj “spiritualisht të fortë”.

Raste të ngjashme janë njoftuar dhe nga SHBA teksa ekzorcizmat janë rikthyer në modë edhe atje. Një prift nga Indiana qendrore tha muajin e kaluar se merrte mijëra thirrje në vit për ekzorcizma dhe izolimet e pandemisë e kishin përkeqësuar situatën.

Ndërsa një ‘fallxhore’ në Britani ka thënë së fundmi dhe gjatë koronavirusit ka bërë disa komunikime me fantazma me anë të video-thirrjeve në Skype.

61 vjeçarja Mary Theresa, thotë se mund të komunikojë me shpirtrat e ligë edhe duke ‘punuar në distancë’.

Ish-infermierja thotë se “i ndjen” fantazmat kur klientët e saj ecin rrotull në shtëpitë e tyre gjatë komunkimimeve dixhitale.

Mary nga Leicestershire, tha për britaniken ‘DailyStar’: “Spastrimet që kam bërë, janë bërë të gjitha në distancë. Unë jam si të thuash skuadra e spastrimit, pjesa e njerëzve që hyn përbrenda dhe zhduk energjinë e errët”.

Exorcizmi në Rusi fitoi popullaritet në fillim të viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Një prej ekzorcistëve më të famshëm ka qenë Sergei Romanov, ish-polici, vrasësi i dënuar, që më pas u konvertua në fenë kristiane dhe krijoi një komunitet të izoluar fetar në Urale.

65 vjeçari Romanov u arrestua vitin e kaluar pasi refuzonin të zbatonin rregullat komunitare dhe të pandemisë në manastirin e tij, ndërsa u përjashtua dha nga Kisha Ruse.

FOTO GALERI
1/5
Krerët e Kishës kanë prezantuar së fundmi rregullat e miratuara prej tyre për ekzorcizmat, pas disa vdekjeve në ritualet e improvizuara në Rusi

Top Channel