Elbasan/ I riu me motor përplas 59 vjeçarin që lëvizte me biçikletë, policia jep detajet

08/12/2021 07:25

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Policia njofton se motomjeti me drejtues shtetasin me iniciale T.Sh., 36 vjeç, ka përplasur shtetasin me iniciale Q. P., 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen në spital Elbsan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel