Tiranë/ Zjarr në katin e parë të një pallati, shpëton për fat 39-vjeçarja

07/12/2021 20:41
Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi”,në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel