Ndizen dritat e pemës në Presidencë/ Meta: Më e mira nuk ka ardhur akoma

06/12/2021 21:46

Dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë ndezur dhe në oborrin e Presidencës.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video nga ky çast, bashkë me një urim për shqiptarët..

“Sonte ndezëm dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri! 😍🎄
Gëzimi i këtyre ditëve le të ndriçojë shpresat dhe të ngrohë zemrat në çdo familje shqiptare. Më e mira nuk ka ardhur akoma! GËZUAR FESTAT MIQ! 🇦🇱”, uron Presidenti Meta.

Top Channel