Shteti më i vogël në botë ndodhet mbi ujë/ Nuk ka COVID dhe bëhesh kalorës për 40 euro

05/12/2021 21:22

Pak milje larg brigjeve jug-lindore të Anglisë, ndodhet një mikro-shtet i vetëshpallur.

Ai është i vendosur në një platformë mbi ujë ka një histori interesante dhe madje një princ, të quajtur Liam Bates.

Principata e tij quhet SeaLand dhe ai po bën vizitën e tij të parë mbretërore. Platforma e filloi historinë e saj si një vend-grumbullim armësh gjatë luftës së dytë Botërore, por gjërat u bënë interesante gjatë 1960-ës, kur u pushtua nga një ish-major i ushtrisë britanike Roy Bates.

Një entuziast i piraterisë së radios, që nuk e pëlqente autoritetin, ai e deklaroi “SeaLand” një shtet të pavarur, vetëm sepse në ato kohë ishte jashtë ujërave territorial të Britanisë dhe më pas e mbrojti atë kundër asaj që u cilësua një grushti shteti.

Vite më vonë, principatën e trashëguan fëmijët e tij. Liam djali i dytë i familjes shprehet se nëse do të bëhej një krahasim, ai duhet të cilësohet si princ Harry i Britanisë, por “unë pëlqej të jetoj me më pak drama” – shprehet ai për kamerat e AFP-së.

Sipas tij ideja e SeaLand është të tregojë se ka një rrugë ndryshe. Që ju të mund të dilni dhe të bëni zgjedhjet dhe rrugën tuaj në jetë. Nuk duhet të shkosh dhe të gjesh një punë nëntë me pesë dhe të biesh në atë rutinën që bëjnë 99.9% e njerëzve.

Gjatë viteve në shtetin e vogël ka pasur një sërë skemash për të fituar para. Në fillim të viteve 2000, Sealand u përdor si një vend për serverë të sigurt me rreth 20 staf që punonin me kohë të plotë.Biznesi kryesor tani është shitja online e titujve mbretëror, me një titull kalorësie që shkon më pak se 40 euro.

Formalitetet e një shteti përfshijnë vulosjen e pasaportave në mbërritje, ndërsa kërkohen për të ruajtur statusin pa Covid të Sealand. Britania nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e saj dhe pozicioni i saj në të drejtën ndërkombëtare është i diskutueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA