Moderatori Labinot Gashi, mik shumë i mirë i këngëtares Big Mama, e fundit kjo që mbrëmjen e së premtes u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur se me cilën do e ketë të vështirë përshtatjen, Gashi tha se Big Mama, u pa që mbrëmjen e së premtes nominoi direkt Antonelën.

Ndërsa sipas tij më përzemër Big Mama ka Beniadën, për shkak edhe të theksit të saj.

“Big Mama ka shumë për të dhënë. Përjashta i kam thënë se ti je një natyrë interesante. Me Antonelën duket se do e ketë më të vështirë, se u pa edhe atë natë që e nominoi, ndërsa Beniada ia ka marrë zemrën. Ajo është njeri i hapur dhe ajo do dikë që e bën të ndihet mirë. Arjolën, Fifin, Donaldin, Romeon, Triksën i kam shumë përzemër”, tha Gashi.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel