Sulmuesi i Shqipërisë Broja shënon gol spektakolar në Premier League (video-fotot)

04/12/2021 18:32

Sulmuesi i kombëtares kuqezi Armando Broja ka shënuar një gol fantastik në premier ligë. Shtalarti me origjinë shqiptare kaloi në avantazh skuadrën e tij të Sauthamptonit në minutën e 29 të takimit.

Sulmuesi u aktivizua nga minuta e parë nga trajneri Hasenhuttl, dhe zhbllokoi ndeshjen ndaj fqinjeve bregdetare Brighton, në minutën e 30’ me një gol spektakolar.

Futbollisti shqiptar mori një pasim në hyrje të zonës, në pozicion të prirët dhe me një ‘finte’ spektakolare dribloi mbrojtësin kundërshtar, duke u dalë i vetëm me portierin, ndërsa më pas e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetë.

Ky është goli i tretë i Armando Brojës, që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Southamptonin, teksa edhe këtë herë nuk mungoi festa e tij me ‘shqiponjë’.

Për fat të keq goli i Brojës shërbeu për të marrë vetëm një pike për Sauthamptonin pasi rezultati u barazua në minutën e fundti të kohës së regullt nga Maupay lojtari i Brighton. Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në atë që konsiderohet si kampionati më i fortë dhe më i bukur në botë.

 

Top Channel