Humbja e katërt radhazi në kampionat, Liverpooli mundet edhe nga Brentford dhe sheh titullin t’i “venitet”
Partizani pret Skënderbeun në “Air Albania”, me synimin për të bërë dy fitore radhazi dhe për t’u bashkuar me pjesën e sipërme të renditjes.
Partizani-Skënderbeu 2-1 Rrapaj 14, Cara 28’/ Mensah 20′
Zhvillimet kryesore;
83’ – Jorgo Meksi humb penallti. Goditja e mbrojtësit të korçarëve, grushtohet mirë nga portieri Teqja, që zotëron edhe topin. Festë në kampin e kuq dhe dëshpërim te futbollistët korçarë, që humbin një mundësi të artë për të barazuar.
63′ – Skënderbeu shënon me Uerdi Marën, por topi devijohet nga Jean Victor dhe arbitri e anulon për prekje me dorë. Pamjet janë të dyshimta, megjithatë goli nuk vlen.2’ – Sembene ndal me dorë një goditje të Agnaldo Moraes dhe arbitri akordon goditje dënimi, mbi vijën e 16-metrave. Mundësi e mirë për Skënderbeun.
Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, me partizanin që udhëheq 2-1. Një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë e luftuar nga të dy skuadrat, por janë “të kuqtë” ata që kanë shënuar një gol më shumë.
45’ – Akordohen 5 minuta shtesë.
38′ – Arbitri akordon një goditje dënimi për Partizanin mbi vijën e zonës dhe thirret nga VAR-i për të parë nëse kontakti kishte ndodhur brenda 16-shes, por sheh një prekje me dorë të belicës dhe akordon faull për Skënderbeun.
Top Channel