Partizani-Skënderbeu/ Portieri Teqja hipnotizon Meksin, korçarët humbin penallti (Video)

04/12/2021 18:37

Partizani pret Skënderbeun në “Air Albania”, me synimin për të bërë dy fitore radhazi dhe për t’u bashkuar me pjesën e sipërme të renditjes.

Partizani-Skënderbeu 2-1 Rrapaj 14, Cara 28’/ Mensah 20′

Zhvillimet kryesore;

83’ – Jorgo Meksi humb penallti. Goditja e mbrojtësit të korçarëve, grushtohet mirë nga portieri Teqja, që zotëron edhe topin. Festë në kampin e kuq dhe dëshpërim te futbollistët korçarë, që humbin një mundësi të artë për të barazuar.

63′ – Skënderbeu shënon me Uerdi Marën, por topi devijohet nga Jean Victor dhe arbitri e anulon për prekje me dorë. Pamjet janë të dyshimta, megjithatë goli nuk vlen.2’ – Sembene ndal me dorë një goditje të Agnaldo Moraes dhe arbitri akordon goditje dënimi, mbi vijën e 16-metrave. Mundësi e mirë për Skënderbeun.


Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, me partizanin që udhëheq 2-1. Një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë e luftuar nga të dy skuadrat, por janë “të kuqtë” ata që kanë shënuar një gol më shumë.

45’ – Akordohen 5 minuta shtesë.

38′ – Arbitri akordon një goditje dënimi për Partizanin mbi vijën e zonës dhe thirret nga VAR-i për të parë nëse kontakti kishte ndodhur brenda 16-shes, por sheh një prekje me dorë të belicës dhe akordon faull për Skënderbeun.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel