Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 4 dhjetor se janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja dalin pas testimit të 1,563 mostrave, që i bie se 0.25 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Në raportin e MSH-së thuhet se në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe katër persona dhe 324 janë raste aktive.
Ndërkaq, në 24 orët paraprake janë administruar 2,777 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej fundit të marsit – kur Kosova nisi fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit – deri më 4 dhjetor, 765,669 persona janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës, ndërkaq 858,915 persona janë imunizuar me një dozë.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Top Channel