Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale, 67 numërues të cilët shkelën ligjin në zgjedhjet e 25 prillit. Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 30 ditëve”, tha kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Krahas kësaj, KQZ vendosi të kallëzojë penalisht 18 grupe numërimi, 67 anëtar në total. Numërues për deformim të vullnetit të zgjedhësve si edhe t’i kërkojë komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve të marrë masë administrative për 32 sekrtarë KZAZ. Rastet e dyshimta KQZ i zbuloi pas verifikimit të materialeve zgjedhore ku u hapën materialet zgjedhore te 519 qendra votimi.

Mbikëqyrja e procesit të kryqëzimit të të dhënave elektronike dhe biometrike të mbledhura nga pajisjet e indentifikimit të cilat u aplikuan në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Procesi i verfikimit paszgjedhor të kryqëzimit të të dhënave ka për qëllim të përcaktojë efektshmërinë e teknologjisë së përdorur dhe rrjedhimisht të ndihmojë KQZ në vendimmarrjen e saj për përdorimin në vijim të kësaj teknologjie. Procedura e verifikimi u administrua nga administrata e KQZ. Pas procesit të konsolidimit të të dhënave u identifikuan 1006 raste si të dyshimta. Gjatë procesit të kryqëzimit u konstatua se 20 individë me identitet të njëjtë janë identifikuar nga pajisja elektronike e identifikimit PEI në dy qendra votimi të ndryshme dhe për këtë rast do të referohet edhe kallëzim penal në prokurori”, tregon raporti i KQZ.

Gjithashtu, KQZ vendosi të kallëzojë penalisht të gjitha rastet e dyshimta ku shenja biometrike e një personi është gjetur në dy qendra votimi të ndryshme në pajisjen e identifikimit elektronik. Bëhet fjalë për 448 raste të dyshimta. Pra e njëjta shenjë gishti është skanuar nga Pajisjet Elektronike të Identifikimit në orarë të ndryshme për 2 persona të ndryshëm, d.m.th, 1 shenjë gishti lidhet me 2 persona.

KQZ sugjeron implementimin e sistemit të identifikimit elektronik në një shkallë më të gjerë në proceset e ardhshme të votimit, pasi rastet e dyshuara për kryqëzim të dhënave për sa i përket identitetit të të dhënave të votuesve, janë minimale.

Pas procesit te konsolidimit te te dhënave, ABIS filloi procesimin e te dhënave duke kryqëzuar çdo identitet kundrejt 1,602,741 votuesve te identifikuar gjate ditës se zgjedhjeve te date 25 Prill 2021. Pas procesimit ABIS prodhoi rastet e cilësuara nga sistemi si te dyshimta nga te cilat 1006 u konfirmuan nga stafi i trajnuar i KQZ prej kompanisë kontraktuese si te qenësishme. Në përfundim të procesit të këqyrjes duke marrë në konsideratë gjetjet minimale te rasteve te dyshuara nga procesi i kryqëzimit, sugjerojmë implementimin e sistemit te Identifikimit Elektronik në një shkallë më të gjerë në proceset e ardhshme të votimit”, thuhet në raportin e KQZ.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat deklaroi se KQZ do të çojë për ndjekje penale në prokurori 67 anëtarë të grupeve të numërimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se në dy qendra votimi janë identifikuar 20 raste të votimeve të shumëfishta.

Në total janë 67 anëtarë të grupeve të numërimit, emrat e të cilëve do të referohen në organin e prokurorisë. Të gjitha shkeljet që i kemi vlerësuar si shkelje penale, kanë të bëjnë me diferenca në fletët e votimit, apo në rezultatin e votimit për kandidatin, jo për partinë. Ne s’kemi në kushte as për të hetuar dhe verifikuar për këta anëtarë, që janë apo jo përgjegjës për këtë parregullsi. Do i takojë organit të prokurorisë për të parë që nesër janë të 4 anëtarët e grupit përgjegjës, apo vetëm njëri prej tyre. të 4 janë përgjegjës para ligjit. Janë 20 raste kur kemi parë votim të shumëfishtë. janë në 2 qendra votimi këto raste”, tha Celibashi.

Verifikimi pas zgjedhor nxori zbuluar komisionerët partiak të cilët rrezikojnë burgun, pasi kanë futur duart në 95 përqind të kutive duke tjetërsuar  votat e kandidatëve. Nga verifikimi i 10 përqind të kutive të votimit, rezulton se në 40 qendra votimi diferenca  lëviz nga 10 në 20 vota, ndërsa në 19 qendra votimi rezultati lëviz me 80 vota.

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA