Modelja ‘veterane’ Paulina Porizkova tregonte së fundmi format e saj elegante me një bikini të zi me rripa, në një fushatë të re për celebrimin e bukurisë gjatë të moshuarit.
56-vjeçarja thotë se nuk ka bërë kurrë kirurgji plastike apo injeksione kozmetike, ndërsa ishte bashkuar me parfumisten Laura Geller për të treguar se ‘bukuria bëhet më e mirë me kalimin e kohës’.
Në klipin e saj Porizkova thotë: “E maturuar, e avancuar, dhe në moshë të mesme. Duhet ta pranoj që po bëhem e moshuar, po ç’të keqe ka kjo?”
Ish-kopertina e revistës Sports Illustrated për kostumet e banjës, qëndronte pranë një pishine duke reklamuar parfumin e Laura Geller, kur dikush del nga pishina pranë saj.
Ajo më pas ngrihet dhge nis të ecë duke kaluar para vajzave më të reja, të cilat ulin syzet e diellit për ta parë teksa parakalon.
Video më pas e tregon atë duke drejtuar një sesion stërvitjeje, teksa kolegët e saj përsëri më të rinj, marrin frymë me lodhje nga ushtrimet.
“Më e vjetra, është më e fuqishme”, shpjegon mesogruaja para se të nxjerrë një tjetër produkt bukurie të reklamës që e përdor në fytyrë.
Porizkova publikoi videon në llogarinë e saj në Instagram, ku ka marrë mijëra shikime.
“Jam e lumtur që bëj pjesë në këtë fushatë që celebron ‘gratë e sezonuara’”, thotë ajo më pas.
Top Channel