Supermodelja 56 vjeçare sfilon me bikini minimalist për të celebruar “bukurinë e të moshuarit” (fotot)

02/12/2021 21:00

Modelja ‘veterane’ Paulina Porizkova tregonte së fundmi format e saj elegante me një bikini të zi me rripa, në një fushatë të re për celebrimin e bukurisë gjatë të moshuarit.

56-vjeçarja thotë se nuk ka bërë kurrë kirurgji plastike  apo injeksione kozmetike, ndërsa ishte bashkuar me parfumisten Laura Geller për të treguar se ‘bukuria bëhet më e mirë me kalimin e kohës’.

Në klipin e saj Porizkova thotë: “E maturuar, e avancuar, dhe në moshë të mesme. Duhet ta pranoj që po bëhem e moshuar, po ç’të keqe ka kjo?”

Ish-kopertina e revistës Sports Illustrated për kostumet e banjës, qëndronte pranë një pishine duke reklamuar parfumin e Laura Geller, kur dikush del nga pishina pranë saj.

Ajo më pas ngrihet dhge nis të ecë duke kaluar para vajzave më të reja, të cilat ulin syzet e diellit për ta parë teksa parakalon.

Video më pas e tregon atë duke drejtuar një sesion stërvitjeje, teksa kolegët e saj përsëri më të rinj, marrin frymë me lodhje nga ushtrimet.

“Më e vjetra, është më e fuqishme”, shpjegon mesogruaja para se të nxjerrë një tjetër produkt bukurie të reklamës që e përdor në fytyrë.

Porizkova publikoi videon në llogarinë e saj në Instagram, ku ka marrë mijëra shikime.

“Jam e lumtur që bëj pjesë në këtë fushatë që celebron ‘gratë e sezonuara’”, thotë ajo më pas.

FOTO GALERI
1/10
Modelja ‘veterane’ Paulina Porizkova tregonte së fundmi format e saj elegante me një bikini të zi me rripa

Top Channel