Një parti me dy kuvende është tashmë një fakt, sepse Berisha me firmat që pretendon e ka lajmëruar Kuvendin pas foltoreve në 11 dhjetor, ndërsa kryedemokrati Basha në 18 dhjetor.

Kjo është tema për të cilën po diskutohet sot në emisionin ‘Open’, ku nuk kanë munguar as batutat e analistit Andi Bushati për kryedemokratin Basha.

Bushati: Pyetja që shtroni është legjitime se kemi arritur në absurdin dhe në bisedë tavolinash. Pakica na ka futur në kurthin “po sikur Luli të ndërrojë bravat, si zgjidhet kjo punë” dhe hedh budallai gurin në lumë e hidhen të gjithë. Ore c’bëhet, duhet sulmuar selia po ndërroi ai bravën? Ka një pakicë që nuk do ta dorëzojë. Do e zgjidhë në gjykatat e Ramës apo do i nxjerrin për leckash jashtë nga selia. Nuk e kanë fajin ata që mendojnë se duhet nxjerrë për leckash nga selia, por e kanë fajin gjithë apologjistët e pakicës që thonë “si zgjidhet po ndërroi Luli bravën?”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA