Vathe dhe Avdi Hushi, ky çift të moshuarish pas viteve 90 të dy mbetën të papunë, ata thonë se nga varfëria i shpëtoi toka.
Në këto sera në çdo sezon mbillet ndonjë kulturë e re bujqësore, kështu për gjatë gjithë vitit fermerët e moshuar kanë se çfarë të shesin edhe pse në shumë raste çmimi i perimeve është sa për të mbuluar kostot. Pavarësisht kësaj ata kurrë nuk e kanë menduar të heqin dora nga toka.
“Unë kam 30 vjet që merrem më këtë punë në këtë copë tokë mbjell qepë, patate, domate speca, asnjëherë toka ime nuk rri bosh. Duhet të punoj që të jetoj”.
Avi Hushi, dikur ka punuar si minator, ai hapte galeritë e minierave, për të shpëtuar nga nëntoka Avdiu ka qenë i parë të fshatin Kamerras të Durrësit që mori kredi për të ngritur sera, atëherë guximi i tij u paragjykua nga të gjithë, ndërsa sot Avdiu thotë se bën një jetë të mirë dhe se të gjithë vijnë tek ai për t’i kërkuar ndihmë.
“Para se të bëj këtë unë kam pas punuar me kolana, sera ime e parë ka qenë më hark e bërë me kallama. Mora kredi për të ngritur serën dhe e lava shumë shpjet më pas vazhdova punën dhe jetoj shumë mirë”.
Është djali i shtëpisë ai që siguron tregun e perimeve, e ndërsa ditë Avdiu dhe Vathja punojnë në sera, djali natën vonë shkon në tregun agro ushqimore për të shituar prodhimin.
Top Channel