Presidenti Ilir Meta, nuk e dekretoi ligjin e miratuar prej parlamentit në 4 Nëntor, “për bashkëqeverisjen. Janë 5 arsye thotë presidenti se përse ky ligj nuk mund të dekretohet.
‘Shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor. Krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë juridike. Centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri. Bie ndesh me Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Bie ndesh me parimet e funksionimit te administratës shtetërore te sanksionuara në Kode dhe Ligje te tjera.’
Sipas qeverisë ligji “për bashkëqeverisjen” synon shtimin e përfshirjes së qytetarëve, jo vetëm në procedurat administrative që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të drejtat dhe interesat e tyre vetjake, por edhe në proceset e tjera politik-bërëse dhe vendimmarrëse.
Objektivi final i ligjit sipas qeverisë është të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike dhe përgjegjshmërinë e nëpunësve publikë ndaj qytetarëve.
Top Channel