Kutia e muzikës/ Jug, Veri, Shqipëria e Mesme së bashku ndezin skenën e së Diellës

28/11/2021 22:04

Kutia e muzikës këtë herë mblodhi të gjithë të Diellën për të kërcyer nën ritmet e muzikës popullore shqiptare dhe të ftuar në këtë rubrikë ishin Vaskë Curri, Dava Gjergji dhe Vëllezërit Zena.

Por nuk kishin sesi të mungonin edhe pyetjet thumbuese për të ftuarit.
Vask Curri teksa u ngacmua nga Edi Manushi për një detyrë që i ishte caktuar për këngën që duhet të bënte për Enverin, ai tregoj se nuk arriti ta plotësonte detyrën:
“Dava ka kënduar këngë patriotike, edhe labi i këndon patriotit, kurse Përmeti i këndon dashurisë, luleve dhe rakisë.”

Kujtesa e traditës dhe folklori ishte fokusi kryesorë, Dava Gjergji tregoj sesa e rëndësishme ishte për një familje veriore që t’ju mësonte fëmijëve çiftelinë, madje ajo tregoj se çiftelinë e kishte mësuar pa filluar klasën e parë.

Ndjesitë dhe eksperiencat personale janë ato më të rëndësishme, Vëllezërit Zena ndan në të Diell se sa i vështirë ishte ndarja e tyre, pasi Demiri u larguar në Amerikë, Mediu vazhdojë karrierën këtu i vetëm, por edhe Demiri e vazhdojë karrierën e tij si këngëtar përkrah me Eli Farën dhe Merita Halilit.

Për të mos e humbur gjithë këtë atmosferë më poshtë do të gjeni episodin e plotë të “Kutisë së Muzikës”:

Top Channel