Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në katin e 4 të një pallati në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në katin e 4 të një pallati në lagjen 8 shkurti ku në derën e një apartamenti të pabanuar është vendosur lëndë plasëse C4,
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë vendosur një perimetër sigurie.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.
Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel