Mbështetës i fortë i Shqipërisë, koalicioni i ri gjerman: Të hapen kapitujt e parë!

25/11/2021 14:15

Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP ranë dakord një ditë më parë për të formuar qeverinë e re të Gjermanisë dhe duket se zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor dhe Kosova do të kenë mbështetjen e plotë të saj.

Ne përkrahim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së ardhshme të Gjermanisë.

“Në këtë kuadër, ne forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim fazat e tjera të paraanëtarësimit”. Qartë shprehen socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së në marrëveshjen e koalicionit se “si hap pasues duhet të hapen kapitujt e parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet vendosur liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdohen negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë”.

Ne mbështesim dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE, si dhe përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar në respektimin e integritetit territorial dhe kapërcimin e ndarjeve etnike. Paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE duhet të përmirësojë kapacitetin e tij pranues”, thuhet në marrëveshjen për qeverinë e ardhshme gjermane.

Pyetjes së DW, pse politika e jashtme është pas faqes 100 në marrëveshje, Scholz-i tha se ai është i ndërgjegjshëm për vendin e Gjermanisë në politikën botërore. Ai tha se Gjermania nuk do të jetë në pozicionin e atyre që vetëm japin komente. Veçanërisht bashkëpunimit me SHBA i kushtojmë rëndësi të madhe, në botën që është bërë multipolare, tha kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA