Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vloccisht të Maliqit mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj një 87-vjeçare.

E moshuara është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj!

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Vloçisht, Maliq, në oborrin e banesës, nga familjarët e saj, është gjetur e vetëvarur shtetasja E. L., rreth 87 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA