Kosovë, Shëndetësia në grevë/ Mjekët nuk ofruan sot asnjë shërbim, duke kërkuar rritje pagash

25/11/2021 12:25

Të gjithë qytetarët që u nisën për të marrë shërbime shëndetësore të enjten, u detyruan të kthehen mbrapsht.

Kjo pasi punëtorët shëndetësor të të gjitha niveleve u futën grevë.

Greva po mbahet për të quar përpara kërkesën e tyre për hartimin e Projektligjin për Pagat, që do t’ua mundësonte rritjen e pagave dhe vlerësimin e barabartë të tyre.

Por, me këtë nuk u pajtuan të gjithë qytetarët.

Ndërsa disa të tjerë u japin të drejtë.

Shërbimet shëndetësore sindikata ka vendosur t’i jap vetëm për rastet emergjente.

Megjithëkëtë kreu i Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar se veprime të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme.

Ai ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorë të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA