Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës është rikthyer në Gjykatën e Apelit.

Dosja është dorëzuar në Apel nga Gjykata e Lartë, dhe çështja do të rigjykohet edhe njëherë nga gjyqtarët e Apelit të Posaçëm.

Ditën e sotme pritet që të hidhet shorti ndërsa ditët në vijim do të vendoset dhe data kur do të do zhvillohet seanca ndaj Tahirit e Çelës.

Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.  Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA