Ukraina në panik: Rusia na pushton në janar, SHBA nis luftanijet

24/11/2021 14:15

Një zyrtar i lartë ukrainas i mbrojtjes pohoi se Rusia po përgatitet realisht për sulm dhe po mban më shumë se 92 mijë trupa në gatishmëri në kufi.

Gjenerali i brigadës, Kyrylo Budanov tha për Military Times se Moska e ka planin gati dhe do të pushtojë Ukrainën në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.

Ai u shpreh se druhet që një sulm me mjete amfibe do të nisë në Odessa dhe Mriupol, e do të ketë dhe një inkursion më të vogël përmes territorit bjellorus.

Shtetet e Bashkuara nisën një anije luftarake në Detin E zi për të ndihmuar Kievin t`i përgjigjet një agresioni të mundshëm rus.

Zyrtarët dhe analistët perëndimorë mbeten të ndarë në domethënien që ka dislokimi i trupave ushtarake ruse përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

Rusia vendosi rreth 100,000 trupa në fillim të këtij viti dhe tha se lëvizja ishte e përkohshme dhe vetëm për stërvitje. Por shumica e trupave ushtarake ka mbetur aty.

Kohët e fundit sipas zyrtarëve perëndimorë dhe ukrainas, janë shtuar edhe njësi të forcave speciale elitë, shpesh fshehurazi brenda natës. Kjo ka shkaktuar alarm në rritje në Kiev dhe në Perëndim.

Budanov paralajmëroi se nëse do të niste një sulm, ai do të ishte i përmasave më të mëdha krahasuar me inkursionet ruse që u vunë re që nga shpërthimi i konfliktit mes dy vendeve, në vitin 2014.

Top Channel