Izraeli vaksinon fëmijët mbi 5 vjeç, kryeministri “shpon” djalin 9 vjeçar

24/11/2021 14:06

Izraeli ka nisur vaksinimin e fëmijëve te grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

Sipas raportimeve në media, Komisionari për koronavirus, Salman Sarka e ka konsideruar këtë proces si festë për të miturit dhe prindërit, të cilët, sipas tij, tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre.

Mijëra vetë kanë zënë radhë për imunizim përmes kompanive për sigurime shëndetësore. Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, i cili vaksinoi edhe djalin e tij 9 vjeç, u bëri thirrje të gjithë prindërve të bëjnë të njëjtën gjë, duke theksuar se vaksina është e sigurt.

Fëmijët e grup-moshës 5-11 vjeç marrin një të tretën e dozës së të rriturve. Sipas kompanisë prodhuese, vaksina është 91 për qind efektive për këtë grup-moshë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Izrael ka rënë në dy muajt e fundit. Të hënën u regjistruan 454 raste të reja, kjo në një kohë kur në shtator, infektimet ditore mbërrinin shifrën 11,000.

Top Channel