Përplasi 5 vetë me makinë: Shpejtësi skëterrë, po i largohej një sherri

23/11/2021 12:30

5 akuza për vrasje me dashje rëndojnë mbi personin që  goditi dhjetëra njerëz në një paradë Krishtlindjesh në Uiskonsin me një makinë të tipit fuoristradë, të cilën e ngiste me shpejtësi të madhe.

Mësohet se burri sapo ishte larguar nga një sherr në familje dhe incidenti sipas policisë, nuk është akt terrorist. Viktimat e gjestit të cmendur të 39 vjecarit Darrell Edward Brooks Jr, janë të moshave nga 52 deri në 81 vjeç.

48 vetë mbetën të plagosur në Vaukesha, duke përfshirë dhe një fëmijë. Nga një kërkim në internet në dosjet e gjykatës ekziston një çështje penale e hapur kohët e fundit ndaj një personi të quajtur Darrell Brooks, po 39 vjeç.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ai akuzohet për refuzim dhe pengim të punës së një oficeri policie, mosparaqitje në gjykatë e sulm ndaj një personi. Po sipas të dhënave të gjykatës, ai është liruar me kusht, pasi ka paguar një shumë prej 1000 dollarësh.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Miluaki lëshoi një deklaratë të hënën duke detajuar akuzat kundër Brooks dhe tha se po kryente një shqyrtim të brendshëm të vendimit që përfshin dhe rekomandimin për lirimin e tij me kusht.

Sipas autoriteteve, rekomandimi i prokurorit për lirimin me kusht në këtë rast ishte i ulët dhe i papërshtatshëm në raport me akuzat e ngritura.

Top Channel