‘Covid party’ lë një të vdekur e të tjerë në spital/ Italianët ‘në festë’ për t’u infektuar që të marrin ‘green pass’ pa u vaksinuar (fotot)

23/11/2021 17:57

Të pakten një person ka vdekur dhe të tjerë janë në kujdes intensiv, pas një “feste koronavirusi” të cilat po organizohen qëllimisht në Itali për përhapjen e sëmundjes dhe marrjen e anti-trupave dhe dokumentit “green-pass”, pa u vaksinuar.

Një burrë 55-vjeçar vdiq javës që shkoi në Austri, pasi u infektua në një “festë Covid-i” në Tirol në veri të Italisë, thanë autoritetet shëndetësore.

Të paktën tre të tjerë janë shtruar tashmë në spital në të njëjtën provincë pas pjesëmarrjes në festa të ngjashme, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Krerët e shëndetësisë thonë se këta persona janë refuzues të vaksinave dhe kërkojnë të infektohen për të përfituar dokumentin ‘green pass’, i cili është bërë i detyrueshëm në vendet e punës nga qeveria teknike e kryeministrit Mario Draghi në Itali.

E vetmja mënyrë për të përfituar “green-pass” është vaksinimi me të cilin dokumenti zgjat nëntë muaj, ose rekuperimi nga virusi, që zgjat deri në gjashtë muaj pas kalimit të sëmundjes.

Dokumenti mund të përfohet gjithashtu me testin negativ të koronavirusit, por ky i fundit zgjat vetëm 48 orë dhe kushton 15 euro çdo herë.

Shpërndarja e qëllimshme e Covid është tashmë krim në Itali sipas ligjeve të gjendjes së emergjencës që zgjasin deri në fund të vitit.

“Kemi marrë disa raportime nga doktorë të pacientëve që thonë se janë infektuar qëllimisht”, tha kryemjeku i Bolzano, Patrick Franzoni.

“Ata e bëjnë këtë për të përftuar anti-trupa dhe rrjedhimisht green pass pa u vaksinuar”, shtoi ai.

Franzoni shtoi se fëmijëve, të cilëve në Itali tashmë u kërkohet ‘green pass’ ne shkolla prej moshës 12-vjeçare e lart, po nxiten të infektohen prej prindërve të tyre që nuk besojnë te vaksinat.

Ai shton se këta persona mblidhen në vende ku nuk kërkohet green pass dhe përqafohen, puthen ose pijnë nga e njëjta gotë me të infektuarin, që në këtë rast është “i ftuari i nderit”.

Ndërsa të tjerë mblidhen rreth krevatit të pacientëve me Covid në mënyrë që të “marrin frymë” me virusin.

Bolzano është një nga provincat me numrin më të madh të infektiemve në Itali, pranë kufirit me Austrinë.

Në qendrat e mëdha të Italisë javët e fundit janë zhvilluar protesta madhore kundër vaksinimeve të detyruara dhe kufizimeve të “green pass”, ku është kërkuar largimi i qeverisë teknike të vendosur gjatë pandemisë.

FOTO GALERI
2/6
Eventet ilegale organizohen qëllimisht në Itali për përhapjen e sëmundjes dhe marrjen e anti-trupave dhe dokumentit “green-pass”, pa u vaksinuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA