“Do merremi dhe me Iranin”/ Kreu i Pentagonit: Në tryezë opsioni ushtarak

20/11/2021 15:23

Zyrtari më i lartë i mbrojtjes i Amerikës zotohet  të parandalojë Iranin nga krijimi i një arme bërthamore dhe thotë se do të kundërshtohet me çdo mënyrë “përdorimi i rrezikshëm” i dronëve kamikazë të republikës islamike në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Premtimi i tij vjen në një kohë kur negociatat mbeten të bllokuara mbi marrëveshjen e shembur atomike të Teheranit me fuqitë botërore.

Komentet e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Bahrein në konferencën e Dialogut vjetor të Manamas, duket se kanë për qëllim qetësimin e aleatëve arabë të Gjirit, droja e të cilëve është shtuar teksa administrata Biden përpiqet të ripërtërijë marrëveshjen bërthamore, që kufizoi pasurimin e uraniumit nga Irani në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike ndaj tij.

Komentet e Lloyd vijnë gjithashtu pasi tërheqja kaotike nga Afganistani, ngriti shqetësime lidhur me angazhimin e Amerikës në rajon, pasi zyrtarët e mbrojtjes thonë se duan të përqendrojnë forcat për t’iu kundërvënë sfidave nga Kina dhe Rusia.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara t`ia ndalojnë Iranit krijimin e një arme bërthamore. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje diplomatike, por nëse Teherani nuk është i gatshëm të angazhohet seriozisht, atëherë në tryezë do të jenë të gjitha opsionet e nevojshme për ta mbajtur SHBA-në të sigurtë”, është shprehur ai.

Top Channel