Babai i Meghan Markle në “arrest shtëpie” në SHBA, akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me të mitur
Një nga tregjet më të njohura të Krishtlindjeve në Gjermani ka rënë viktimë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend.
Fjala është për tregun e Nurembergut në Bavari, i cili u anulua të premten.
Kryeministri bavarez, Markus Soder, teksa lajmëroi qytetarët tha se “situata është shumë keq dhe shumë serioze”.
Ai e arsyetoi vendimin me idenë se tregje të tilla, shumë të frekuentueshëm ishte e vështirë të monitoroheshin nga strukturat shëndetësore.
Bavaria gjithashtu ka vendosur de facto masa bllokuese për personat e pavaksinuar. Vendet publike si restorantet, kinematë dhe sallat e koncerteve do të jenë të hapura.
Personat që ende nuk janë vaksinuar do të detyrohen të kufizojnë numrin e kontakteve.
Në zonat ku shkalla e infeksionit i ka kaluar 1 mijë persona për 100 mijë banorë brenda një jave, sipas Soder, “duhet të mbyllet gjithçka”, me përjashtim të shkollave dhe bizneseve.
“Ne kemi një qëllim të qartë: të luftojmë koronavirusin, të mbrojmë njerëzit dhe sistemin e kujdesit shëndetësor”, tha ai.
“Kjo nuk është një retorikë lufte, por është një shqetësim i thellë që na detyron të veprojmë”, theksoi ai.
Në fillim të javës, autoritetet shëndetësore dhanë një paralajmërim të fortë, pasi 65 mijë e 371 persona rezultuan pozitiv brenda 24 orësh, duke konfirmuar kështu një kurbë rritëse të rasteve të reja me Covid-19.
“Aktualisht po shkojmë drejt një emergjence serioze”, tha Lothar Wieler, drejtor i Institutit Robert Koch.
Wieler tha se nëse nuk merren masa të menjëhershme, Gjermania do të përjetojë Krishtlindje vërtetë të tmerrshme.
Top Channel