Nëna e 8 vjeçarit Mateo, i cili sot nuk jeton më, ka shpërthyer në të qara ndërsa sheh në rrugët e qytetit të varur diku foton e djalit të saj, viktimë e një ngjarje makabre të ndodhur tre ditë më parë në Fier.

“O shpirti im, që më dole këtu ti mua (përqafon foton). Ti duhet të rrije te shtëpia me mamin tënd o zemra ime. Pse dole?!”, thotë e ëma e viktimës 8 vjeçare”, dëgjohet të thotë nëna e vogëlushit teksa qan me ngashërim për vrasjen e tij.

Ajo kërkon drejtësi për djalin e saj të vdekur dhe sipas saj drejtësia do të vendoset në vend kur vrasësi Klodian Ccalamani të varet në mes të Fierit dhe ta shikojnë të gjithë!

Vogëlushi u rrëmbye dhe më pas u vra më 16 nëntor në fshatin Grecalli të Fierit nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalamani. Ai i mori jetën duke e goditur pas koke e më pas e ka groposur pas shtëpisë së tij, ndërsa para policisë ka thënë  se fëmija e ka sharë dhe ai se ka duruar dhe më pas e ka vrarë!

Në një video ekskluzive të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ishin pamjet e një kamera sigurie që tregojnë momentet e fundit të 8 vjeçarit teksa shëtit me biçikletën e vrasësit. Një video kjo, që ndihmoi policinë në gjetjen e trupit të pajetë të djalit dhe prangosjen e autorit.

Kujtojmë se, dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish ditën e sotme në qytetin e Fierit, për nënshkrimin e një peticioni që përmes të cilit, synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit Klodian Çalamani!

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA