Fierakët pranë familjarëve të Mateos, dalin sërish në protestë: Të varet autori

19/11/2021 16:35

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish ditën e sotme në qytetin e Fierit, për nënshkrimin e një peticioni që përmes të cilit, synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili vrau në mënyrë barbare 8 vjeçarin Mateo Vasia tre ditë më parë.

Ky peticion, i nisur një ditë pas ngjarjes së tronditi mbarë opinion publik është firmosur nga qytetarë të shumtë, të cilët kërkojnë varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.

Gjykata këtë të enjte dha masën e arrestit me burg për Klodian Çalamanin, i cili do të gjykohet pas hekurave për vrasjen e 8-vjeçarit që u gjet i mbuluar me baltë në oborrin e vrasësit.

Familjarët e të miturit u futën me forcë brenda ambienteve të gjykatës, duke çarë edhe kordonin e policisë. Mes thirrjes “drejtësi” ata kanë kërkuar të ballafaqohen me Çalamanin, i cili nuk u paraqit në ambientet e gjykatës pikërisht prej gjendjes së rënduar.

Mateo 8-vjeçar u përcoll dy ditë më parë për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh nga familjarë, shokë dhe qytetarë të Fierit.

Ishte fati i keq i një engjëlli të vogël, por që fatkeqësisht jetonte në të njëjtën lagje me vrasësin e tij, Klodian Çalamani, i cili i mori jetën duke e goditur pas koke e më pas e ka groposur pas shtëpisë së tij. Ai është shprehur së fëmija e ka sharë dhe ai se ka duruar dhe më pas e ka vrarë.

Në një video ekskluzive të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ishin pamjet e një kamera sigurie që tregojnë momentet e fundit të 8 vjeçarit teksa shëtit me biçikletën e vrasësit. Një video kjo, që ndihmoi policinë në gjetjen e trupit të pajetë të djalit dhe prangosjen e autorit.

Çalamani, një kriminel i lindur, më herët ka qenë i arrestuar dhe ka vuajtur dënimin me katër vite burg për rrëmbimin dhe dhunimin e një të miture, së bashku me mikun e tij.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel