Venezuela po dislokon mijëra trupa ushtarake e policore për operacionin e mbrojtjes së pajisjeve dhe pikave te votimit për zgjedhjet lokale të 21 nëntorit, te parat me pjesemarrjen e opozites dhe vezhguesve nderkombetarë.
Më shumë se 350,000 personel sigurie llogaritet se do të jenë në detyrë për zgjedhjen e kryebashkiakëve e guvernatorëve të Venezuela, thanë dje autoritetet.
Rreth 21 milionë venezuelanë janë thirrur për të zgjedhur 23 guvernatorë e 335 kryebashkiakë, teksa opozita ka pranuar të marrë pjesë pas 3 vjet bojkotimi.
Zgjedhjet do të përfshijnë dhe një grup vëzhgues nga Bashkimi Evropian, që rikthehet në vend pas 15 vjetësh bojkoti.
Zyrtarët thanë se operacioni i sigurisë përfshin mbrojtjen e qendrave të votimit, materialin elektoral dhe ambjentet e Komisionit Kombëtar Zgjedhor.
Kreu i këtij të fundit Domingo Hernández tha:
“Ky operacion përfshin koordinim mes Ushtrisë Kombëtare Bolivariane, Ministrisë së brendshme e të drejtësisë në dislokimin e 350,000 trupave në territorin kombëtar”.
Top Channel