Biznesmeni kontrovers Rezart Taçi është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas firmosjes së urdhër arrestit nga SPAK nën akuzën e pastrimit të parave.

Në puntatën e kësaj të mërkure, Top Story do të zbardhë të plotë dosjen e autoriteteve italiane ku del implikimi i shqiptarëve në transferimin e 18 milionë eurove, para’ që dyshohet se i përkasin kupolës së Cosa Nostrës.

Referuar investigimeve të prokurorisë së antimafias në Palermo, Taçi dyshohet si pika kyçe e kontaktit në Tiranë për menaxherin e parave të Cosa Nostras, Francesco Zummo.

Për herë të parë pas 13 vitesh, biznesmeni Rezart Taçi vjen me një rrëfim 360 gradë mbi të gjitha aferat ku ai është përfolur.

Nga prapaskenat e privatizimit të ARMO-s te gropa qindra-milionë euro e borxheve dhe dështimi për të shtënë në dorë Albpetrol. Për herë të parë Taçi vjen me një rrëfim bombë mbi kredinë 75 milionë euro, raportet me azerët dhe rolin e Artan Santos i cili u ekzekutua.

Krimet që pasuan çështjen “ARMO” dhe vendi ku ndodhet sot Rezart Taçi… TOP STORY, sonte, ora 22:30 në Top Channel!

Top Channel