8-vjeçari Mateo Vasiu

Një fëmijë 8-vjeçar, krejtësisht i pafajshëm, ka munguar mëngjesin e kësaj të mërkure në Shkollë.

Mateo Vasiu duhej të ulej në bankën e tij, si çdo ditë, por 38-vjeçari Klodian Çalameni i ndërpreu atij jetën në mes, pa e filluar akoma.

Në kujtim të shokut të tyre, nxënësit e klasës së tretë në shkollën “Thanas Ikonomi” në fshatin Greçalli kanë vendosur një tufë me lule mbi bankën e tij. Vdekja e Mateos ka prekur të gjithë shqiptarët, por aspak të lehtë nuk e ka pasur as mësuesja e tij kujdestare.

E ndodhur përballë një tufë lulesh në bankë në vend të nxënësit të saj, ajo nuk mundet t’i mbajë lotët.

Si ndodhi ngjarja?

Një ditë më parë në Fier, 8-vjeçari Mateo Vasiu është gjetur i pajetë në Fier. Në lidhje me ngjarjen u arrestua nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi fillimisht dyshohej se ishte personi që rrëmbeu dhe më pas vrau të miturin 8-vjeçar, i cili ishte i zhdukur.

8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38-vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen.

Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit.

Kush është Klodian Çalamani?

Vrasësi i të miturit, Klodian Çalameni

Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA