Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen dy mjete, lëndohet njëri prej shoferëve, përfundon me urgjencë në spital

17/11/2021 18:23

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Sipas burimeve të Top Channel mësohet se dy automjete, një tip benz dhe një kamionçinë janë përplasur më njëra tjetrën në Milot.

Sipas burimeve mësohet se njëri prej drejtuesve është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Mësohet se duke tentuar të shmangë përplasjen, automjeti tip benz ka marrë përpara disa fuçi që ndodheshin në anë të rrugës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel