Përshkallëzohet kriza kufitare/ Policia polake lëshon ujë me presion, granata e gaz lotsjellës drejt Bjellorusisë, pas ‘goditjeve’ nga emigrantët (fotot)

16/11/2021 17:02

Rojet kufitare të Polonisë shkëmbyen goditje sot me emigrantët e bllokuar në kufirin lindor me Bjellorusinë, duke përdorur granata shurdhuese, gaz lotsjellës dhe pompa uji me presion, megjithë temperaturat e ulëta ku emigrantët jetojnë prej më shumë se një jave.

Autoritetet e Varshavës urdhëruan masën ekstreme të ujit me presion pas goditjeve me gurë e fishekzjarre prej emigrantëve , shkruan britanikja MailOnline.

Një oficer policie ishte dërguar në spital pas një goditjeje në kokë thanë autoritetet.

Rreth 4,000 refugjatë të dëshpëruar janë mbledhur para gardhit të kufirit të Polonisë, teksa Perëndimi akuzon se janë ndihmuar të vijnë aty nga autoritetet e Minskut.

Të paktën 11 emigrantë kanë humbur jetën deri tani, sipas raportimeve, në të dyja anët e gardhit, teksa fluksi i nejrëzve në vendndodhje ka nisur që prej verës.

Një prej tyre ishte një 19 vjeçar nga qyteti i Homs në Siri, i cili u varros të hënën.

Pala bjelloruse dukej sot se detyronte emigrantët të kalonin në anën tjetër me anë të të çarave në gardhin kufitar, të cilave policia dhe ushtria polake i përgjigjej me mjete sprapsëse.

Tashmë një flotë mjetesh ujelëshuese janë thirrur në pikën kufitare mes Kuznica e Bruzgi, ku kriza humanitare e njerëzve të bllokuar sa vjen e përkeqësohet.

Një zëdhënës i rojeve kufitare polake tha për mediat: “Emigrantët në pikën kufitare të Bruzgi nga ana bjelloruse, sulmuan sot rojet kufitare polake dhe ujë me presion u përdor kundër emigrantëve agresivë”.

“Emigrantët lëshuan gurë dhe objekte tymuese ndaj rojeve kufitare polake”.

“Një shpërthim i fortë u dëgjua dhe një dru i madh u lëshua nga ana tjetër e gardhit, nga të huaj agresivë”, shtoi ai.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se përdorimi i gazit lotsjellës dhe i ujit me presion është “i papranueshëm” nga rojet polake kufitare.

“Sjellja e rojeve polake kufitare është absolutisht e papranueshme. Gaz lotsjellës dhe ujë me presion u qëllua mbi kokat e emigrantëve, në drejtim të Bjellorusisë”, tha mes të tjerash Lavrov.

FOTO GALERI
10/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA