Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret dhe e gropos në shtëpi! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë!

16/11/2021 18:56

Një ngjarje makabër është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.

Sipas informacionit të dhënë nga policia mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit Klodian Calamani, është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 8 vjeçar .

Fëmija është denoncuar i zhdukur rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes në fshatin Daullas, Klodian Çalameni, 38-vjeç, i cili ishte fqinjë me familjen e 8 vjeçarit, të gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Çalameni është beqar dhe jeton i vetëm në shtëpinë e tij, pasi babi dhe vëllai i tij janë në burgjet e Greqisë, ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme 8 vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biccikletën e 38-vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime te policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

Vetëm pak minuta më vonë është ndaluar 38 vjeçari, i cili sipas burimeve të Top Channel mësohet se e ka pranuar krimin makabër.

Vogëlushi është identifikuar si Mateo Vllasia, 8 vjeç dhe ishte në klasën e tretë, ndërsa trupi i tij i pajetë ndodhet në spitalin e morgut të spitalit dhe po punohet për të zbuluar më tej rreth ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj”, thuhej në njoftimin e bërë nga policia.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA