Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Kolonjë Lushnjë.

Një automjet tip ‘Volswagen’ ka përplasur një 84-vjeçar, të identifikuar si Isuf Bardhi, banues në Savër, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Ndërkaq, është shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.

Në këtë aks rrugor, aksidentet me pasojë vdekjen janë të shpeshta për shkak të një kryqëzimi në autostradë, i cili është lënë i hapur sepse lidh 2 anët e lagjes Savër. Ndonëse është ndërtuar mbikalimi, të pakët janë banorët që e përdorin atë.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel