Një prej vrasësve më të kërkuar në Shqipëri është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 24 vjet në arrati.

Bëhet fjalë për Defrim Iseberin, i cili është arrestuar nga policia atje pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2016 e ka dënuar me 8 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 1997, te hotel “Gjallica” në Kukës ai goditi me armë për vdekje një roje sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital.

“Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritet e Mbretërisë së Bashkuar, u krye ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Defrim Iseberi, 47 vjeç. Ky shtetas, është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje””, thuhet në njoftimin e policisë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA