U kap dje duke gërmuar dhe u arrestua/ Vëllai i 39-vjeçarit kërkon drejtësi: Të tjerët gërmuan po nuk u tha gjë njeri! Vetëm te ne po bëhet kjo gjë

13/11/2021 12:21

Saimir Toska është personi i arrestuar ditën e djeshme nga shërbimet e Policisë, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.

Por vëllai i 39-vjeçarit, Admir Toska thotë se ata kanë qenë në tokën e tyre dhe për këtë arsye nuk kanë marrë leje te organet kompetente.

Ai thotë se persona të tjerë që nuk janë në tokën e tyre, e shfrytëzojnë atë, ndërsa vëllai i tij që është në tokën e tij ndalohet nga policia.

“Po gërmonte dhe te toka e tij. Të tjerët gërmojnë atje po nuk i tha gjë njeri. Këtu ka 7 vite që nuk kemi gërmuar, vetëm pardje kemi gërmuar. Ne kërkojmë drejtësi se vetëm te ne bëhet kjo”, tha i vëllai.

I arrestuari një ditë më parë nga policia Saimir Toska akuzohet për tre vepra penale  “Shpërdorim i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

 

Top Channel